www.telegrami.mk
Në Tetovë ka tre ndërmarrje publike, NPK Tetova, Parkingu i Qytetit dhe NPK Sharri. Por dy ndërmarrje komunale në Tetovë punojnë me humbje , vetëm NPK Tetova i ka ndarë 71 milionë denarë apo 1 milion e 150 mijë euro për mungesën e rrogave të punëtorëve, të cilët nuk kanë marrë 4 muaj, ndërsa sigurimin shëndetësor nuk e kishin të paguar mbi 20 muaj. Por kjo situatë nuk është me NPK Sharrin, ndërmarrje që menaxhon me ujin e pijshëm dhe kanalizimin. Kjo ndërmarrje vetëm në tremujorin e parë ka dalë me 5 milionë e 200 mijë denarë plus, duke bërë edhe investime në terren për rreth 1.5 milion euro për 18 muaj.“Në raportin financiar për tremujorin e parë kemi një raport financiar pozitiv me saldo prej 5 milionë e 200 mijë denarë, prej të cilëve… ajo llogaritet vetëm për tremujorin e parë të vitit 2026. Një gjë pozitive është edhe rritja e inkasimit dhe… përqindja më e madhe e qytetarëve të Tetovës, e cila ka arritur deri në 87% qytetarë të cilët e kanë paguar ujin. 13 milionë denarë e cila janë në rroga, paga shtesë të cilat u janë ndarë punëtorëve të JKP Sharri. Aty te ato pagat shtesë hyjnë edhe bonuset të cilat u jepen punëtorëve të cilët kanë qenë të rregullt dhe e kanë kryer punën në mënyrë efikase dhe në kohën e duhur. Shihe, prej kur kam ardhur unë, gati një vit e gjysmë – gati dy duke u bërë – investimet në terren, t’i mbledhësh, në total arrijnë diku te më shumë se 1 milion e 500 mijë euro. Veç tash për dy muajt e fundit jemi duke zhvilluar një aktivitet të madh investimesh”, tha Valon Zeqiri.
Drejtori Valon Zeqiri thotë se rrogat në këtë ndërmarrje janë nga 30 mijë denarë, ndërsa mjeshtrit marrin edhe 90 mijë denarë. Vetëm për tre muaj të punësuarit kanë marrë 13 milionë denarë vetëm bonuse.
