21.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeKëshilli Gjyqësor në inspektim në Gjykatën e Strugës për Merkon

Këshilli Gjyqësor në inspektim në Gjykatën e Strugës për Merkon

Katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor kanë arritur sot pas orës 12 në Gjykatën Themelore në Strugë. Ata mbikëqyrin punën e Gjykatës Themelore të Strugës, por do të bisedojnë edhe me të gjithë gjyqtarët që kanë pasur lëndë në lidhje me kryetarin aktual të Strugës, Ramiz Merko”.

Ekipi i Alsatit e “kapi” ardhjen e tyre në gjykatë. Vizita u mbajt e fshehtë dhe këtë mëngjes nga Gjykata e Strugës për Alsat thanë, se nga mediat e kanë kuptuar se do të vinte një ekip nga Këshilli Gjyqësor. Përpara se të hynin në gjykatë, koordinatori tha se do të kryenin një kontroll të hollësishëm.

“Çfarë do të kontrolloni?

Ne do ta kontrollojmë situatën në Gjykatën Themelore në Strugë, lidhur me këtë informacion që tashmë ishte në media. Publiku do të njoftohet pas përfundimit të kontrollit. Raporti do të përgatitet dhe publikohet pas miratimit nga Këshilli Gjyqësor.

A do të kontrollohen lëndët që lidhen me Merkon?

Çdo gjë do të ketë në raport.

A ka lidhje kjo me kornizën kohore të komunës?

Çdo gjë do të jetë në raport.

A do të punoni disa orë?

 Aq sa do të ketë nevojë ”, u përgjigj Milazim Mustafa – Koordinator i Grupit Punues të Këshillit Gjyqësor.

Kryetari i Gjykatës në Strugë, Ifet Bajramoski, sot u kthye nga pushimet, por nuk deshi të bëjë asnjë deklaratë. Pas zgjedhjes së tretë të Merkos si kryetar komune, Gjykata në Strugë e rriti shumën që komuna mund të shpenzonte edhe pse ishte e bllokuar me një llogari prej 16 milionë denarë, kornizën kohore të komunës e rriti në 58 milionë denarë, ose rreth 1 milionë euro. Më herët, gjykata e njëjtë e hodhi poshtë një kërkesë të tillë, e cila u paraqit nga ish-kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela. Sipas ekspertëve, paratë nga i ashtuquajturi afat kohor duhet të përdoren për paga, faturat e ujit, energjisë elektrike, dhe karburant për automjetet zyrtare, të cilat për komunën e Strugës arrijnë jo më shumë se 12 milion denarë, dhe jo për luks. Ankesa e paraqitur nga Komisioni Antikorrupsion kundër gjyqtarit Bajramovski është e vjetruar. Sipas Këshillit Gjyqësor, urgjenca është dërguar 3 vjet pas kryerjes së veprës penale, dhe nuk ka pasur bazë ligjore për veprim.

Ministri Oliver Spasoski tha sot se janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore lidhur me urdhrat që do t ‘i marrin.

“Ne kemi dhënë informacion shumë specifik lidhur me këtë situatë sa i përket lëndëve që po trajtohen. Ato u prezantuan me saktësi nga Prokuroria Publike, në pjesën e këtyre procedurave dhe ne jemi këtu si institucion për të vepruar në të gjitha urdhrat, që do të marrim jo vetëm për rastin specifik, por edhe për të gjithë të tjerët, por për këtë ka raste që po trajtohen dhe janë para prokurorisë,” u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Merko, pas një jave heshtje, tha se do të bashkëpunonte me hetuesit, pasi Amerika e futi në listën e zezë me dyshimin për korrupsion.  Ai këtyre ditëve vjen rregullisht në vendin e tij të punës, dhe pranon rregullisht palë në kabinetin e tij. Por nuk paralajmëroi dorëheqje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments