10.8 C
Tetovo
E premte, 10 Maj, 2024
BallinaLajmeHeshtja e inspektoratit për profesorët e UT-së

Heshtja e inspektoratit për profesorët e UT-së

Asnjë masë nuk është ndërmarrë kundër profesorëve Faton Shabani, Nderim Zeqiri dhe Agron Alili, të cilët pesë ditë më herët Forumi për Ndryshime në Arsim i denoncoi tek Inspektorati i Arsimit për veprime në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë. Për ALSAT nga ky institucion thanë se megjithatë do të dalin në terren dhe do të veprojnë sipas kompetencave ligjore.

“Parashtresat e dërguara nga Forumi për Ndryshime në Arsim janë pranuar në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit. Për të njëjtat do të veprohet për çka do të njoftohet edhe parashtruesi në afatin e përcaktuar me ligj,” thanë nga Inspektorati i Arsimit.

Nga Universiteti i Tetovës refuzojnë të përgjigjen se si është e mundur që Agron Alili, i cili në studimet deridiplomike ka pasur mesataren 6,7 është avancuar me titullin mësimor-shkencor, “docent”, përkundër dispozitave ligjore, sipas të cilave kandidatët duhet të kenë mesataren më së paku tetë, në secilin cikël.

Për faktin që profesorët Faton Shabani dhe Nderim Zeqiri janë pjesë e Këshillit Nacional për Arsim të Lartë në kundërshtim me Ligjin, pasi të njëjtët kanë pozita të tjera në UT, ALSAT kontaktoi kryetarin e këtij Këshilli. Për Shabanin nuk sheh problem, për Zeqirin s’ka qenë i informuar.

“Faton Shabani është ushtrues i detyrës së prorektorit, andaj nuk mendoj që përbën problem fakti që është anëtar i Këshillit, nëse zgjidhet si prorektor, atëherë do të duhet të jep dorëheqje nga Këshilli. Nga ana tjetër nuk kam qenë i informuar për Nderim Zeqirin se është anëtar i Senatit të Universitetit të Tetovës. Nëse kjo është e vërtetë, ai do të duhet të shkarkohet që nga seanca e radhës e këshillit,” Todor Serafimovski, kryetar i Këshillit të Arsimit të Lartë.

Por sipas ish-inspektorit të Lartë për Arsim, Gjorgji Ilievski këto deklarata të Serafimovskit nuk mbajnë ujë. Ilievski potencoi se nuk ka rëndësi nëse Faton Shabani është ushtrues i detyrës apo prorektor, ai e luan të njëjtin rol dhe nuk guxon të jetë njëkohësisht edhe në Këshillin Nacional për Arsim. Nga Forumi për Ndryshime në Arsim paralajmëruan se ditëve në vijim do të publikohen edhe shkelje të tjera akademike, edhe atë jo vetëm në Universitetin e Tetovës. /alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments