12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeInstagrami me veçori të re për shfletuesit nga kompjuteri

Instagrami me veçori të re për shfletuesit nga kompjuteri

Rrjeti social Instagram ka lansuar mesazhet direkte edhe për shfletuesit nga kompjuteri.

Tani e tutje mund të qaseni te mesazhet e juaja në Instagram edhe nga shfletuesi në kompjuter.

Instagrami ishte duke e testuar këtë veçori me muaj të tërë dhe më pas në janar të këtij viti e lëshoi vetëm për një grup të caktuar. Tani kjo veçori është e qasshme për të gjithë.

Pra, nëse dëshironi të qaseni te mesazhet e profilit tuaj në Instagram nga kompjuteri, mund ta bëni këtë duke u kyçur në Instagram nga shfletuesi dhe pastaj në cepin e majtë e shihni ikonën e njëjtë që gjendet edhe në aplikacion Instagram për telefon.

Në këtë kohë kur pothuajse e gjithë bota është në izolim dhe po komunikojmë në mes rrjeteve sociale ose aplikacioneve të ndryshme, kjo është një veçori e mirë dhe e lëshuar në kohën e duhur nga Instagram.kallxo.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments