4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaEkonomiËshtë publikuar lista e qytetarëve dhe kompanive që kanë detyrim tatimor me...

Është publikuar lista e qytetarëve dhe kompanive që kanë detyrim tatimor me emra dhe mbiemra – lista e DAP-it është e gjatë

Drejtoria e të Ardhurave Publike publikon Listën e Debitorëve nr. 03/2023 për borxhet e papaguara deri më 30.11.2022 dhe të papaguara deri më 28.02.2023 në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale, kontributet nga sigurimet e detyrueshme shoqërore, akcizat dhe doganat, për të cilat shuma e përgjithshme e borxhit është më e lartë se 120.000 denarë për personat fizik dhe personat e vetëpunësuar; dhe mbi 300.000 denarë për persona juridikë.

Lista e debitorëve është publikuar në ueb faqen e Administratës së të Ardhurave Publike në pajtim me nenin 9 të Ligjit për Procedurën Tatimore.

Administrata e të hyrave publike pa pëlqimin e tatimpaguesit mund të publikojë të dhëna në ueb faqen e saj me qëllim të korrigjimit të informacionit jo të plotë të publikuar në Listën e Debitorëve.

Në listën e debitorëve nr. 03/2023 janë publikuar 1.705 debitorë – persona juridikë (6 më shumë se lista paraprake) dhe 3.338 persona fizik (76 më shumë se lista paraprake).

Neto borxhi i përgjithshëm i publikuar në Listën nr. 03/2023 është 8.103.263.151 denarë, 291.038.227 denarë më shumë se lista e mëparshme. Neto borxhi për taksa dhe kontribute është 7.920.460.974 denarë, më shumë për 291.170.299 nga lista e mëparshme, ndërsa borxhi për doganë është 182.802.177 denarë (më pak për 132.072 denarë se lista e mëparshme), thuhet në DAP.

Lista është në dispozicion duke klikuar këtu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments