4.3 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeEscobar para takimit të Ohrit: Palët duhet të diskutojnë se si të...

Escobar para takimit të Ohrit: Palët duhet të diskutojnë se si të ecin drejt nënshkrimit të marrëveshjes

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u para takimit në Ohër tha se pret që të dyja palët të jenë serioze.

I dërguari special deklaroi sot se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një konferencë për shtyp në Ambasadën e SHBA-së, pas një vizite dy-ditore në Beograd, gjatë së cilës ai foli me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiç, Escobar tha se pritshmëritë e tij janë që të dy liderët të mund të dëgjojnë njëri- tjetrin.

“Ata duhet të diskutojnë se si të ecin përpara drejt nënshkrimit të marrëveshjes. Ata duhet të mendojnë se si t’i kapërcejnë pengesat dhe të dalin nga ai takim duke kuptuar se kjo do të vazhdojë derisa ta zgjidhim. Pritjet tona janë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.”, tha Escobar.

I dërguari special i SHBA-së tha se nuk pret që gjatë takimit në Ohër të ketë nënshkrime, por theksoi se do të hapet rruga për përparim të mëtejmë.

“Nuk pres që tani të ketë nënshkrime, por shpresoj për progres. Mundësitë do të ishin shumë pozitive për rajonin”, thotë ai.

Escobar  tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bëhet.

“Kur flas për këtë si kërkesë, nuk dua të shkaktoj konfrontim apo ta paraqes si sfidë. Fakti është që Asociaciioni figuron në Marrëveshjen e Brukselit, është pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian dhe Kjo është pjesë e politikës së SHBA-së, do të bëhet e vërtetë, vetëm çështja është se sa shpejt do të ndodhë dhe pjesa tjetër është se çfarë modeli do të zbatohet”, tha Escobar në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka përmendur disa shembuj të ndryshëm se si funksionon ky lloj komuniteti në BE, për t’u dhënë të drejtat e pakicave që të vendosin vetë për fatin e tyre.

Gabriel Escobar tha se do të dëshironte që serbët në Kosovë të kthehen në të gjitha institucionet e Kosovës.

“Ne dëshirojmë që serbët të marrin pjesë menjëherë në të gjitha institucionet e përbashkëta. Unë dua të dëgjoj drejtpërdrejt nga ata se çfarë kanë nevojë,” tha Escobar.

Escobar po ashtu tha se qëndrimi i tij nuk është vetëm që serbët të marrin pjesë si kandidatë në zgjedhjet e Kosovës më 23 prill, por, siç tha ai, të kthehen dhe të marrin pjesë në institucionet e Kosovës edhe mësimdhënësit, gjyqtarët, policët dhe të tjerët./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments