20.5 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeEdhe pse si kandidat për president dështoi me 38.000 vota më ...

Edhe pse si kandidat për president dështoi me 38.000 vota më pak se Bujar Osmani . ..Taravari lucida intervala: VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë ?!

Edhe pse si kandidat për president dështoi me 38.000 vota më pak se Bujar Osmani . ..Taravari lucida intervala: Arben Taravari nga koalicioni VLEN vlerëson se VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë. Megjithatë, Taravari, siç ka shkruar më tej, kur t’i fitojnë zgjedhjet e i majit, do të vendosin në bazë të interesit kombëtar.

“Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë.
Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.
Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor.
Ne si VLEN jemi më të bashkuar se kurrë. Vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet tona shkojnë për deputetë shqiptarë. Sepse ne i mbrojmë e i përparojmë shqiptarët, nuk i shesim e nuk i blejmë!”, ka shkruar Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments