17.8 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKurti: BE të heqë masat, plotësuam kushtet – Stano: Masat hiqen kur...

Kurti: BE të heqë masat, plotësuam kushtet – Stano: Masat hiqen kur vendos BE-ja e jo kur duan politikanët e Kosovës

Kosova ka përmbushur 70 për qind të reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian për integrimin. Këtë e konfirmoi vetë kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrimin Europian, ku kërkoi nga Brukseli që të njohë këtë rezultat dhe ta shpërblejë vendin e tij.

Kryeministri kërkoi dhe heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pasi të gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja janë përmbushur tashmë.

“Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në Bashkimin Europian, sidomos edhe në planin e rritjes e me qëllimin e tij. Në anën tjetër, po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave në BE, në këtë kontekst kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha Albin Kurti.

Por, lidhur me deklaratën e Kurtit, ka reaguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ku tha se masat do të hiqen në momentin kur vendet anëtare të BE-së vendosin pasi ky vendim i takon vendeve anëtare e jo politikanëve të Kosovës.

“Kur BE-ja paraqiti masat kundër Kosovës, shkaku i krizave, vendimeve të njëanshme eskalimet në raport me Serbinë, Bashkimi Evropian ishte i qartë se ato janë të kthyeshme. Kështu që ato do të hiqen në momentin që vendet anëtare vendosin, e përsëris kur vendet anëtare vendosin, e jo kur politikanët e Kosovës vendosin. Pra, kur vendet anëtare vendosin se nuk ka më arsye për t’i mbajtur masat në fuqi. Dhe kjo nuk ka ndodhur deri tani, vendet anëtare vazhdojnë diskutimet dhe këto janë procese të brendshme”, tha ai në një konferencë për media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments