14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeShqipëria, e para në Europë për pasagjerët nga ajri. ACI: Shënoi rritje...

Shqipëria, e para në Europë për pasagjerët nga ajri. ACI: Shënoi rritje me mbi 233%

Edhe për muajin Mars, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të fluksit të pasagjerëve nga ajri.

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve e vendos vendin tonë në krye të listës së 47 shteteve për muajin që lamë pas, me një rritje prej 233%, krahasuar kjo me po të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Ky fluks i lartë vizitorësh nga ajri në Shqipëri ka lënë pas vendet më me traditë në fushën e turizmit, si Spanjën, Italinë apo Greqinë.

Një renditje e tillë është komentuar në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Rama i cili thotë se flukset e turistëve u shërbejnë shqiptarëve pasi të ardhurat që vijnë prej tyre përdoren për të rritur pagat e investimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments