10.8 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeTava në zarm peshku në det .Humbësi Bilall Kasami si përherë umutin...

Tava në zarm peshku në det .Humbësi Bilall Kasami si përherë umutin e ngjit te të tjerët, tash shpresat te VMRO: Tashmë është paralajmëruar se VLEN do të jetë pjesë e qeverisë!

Kreu i Lëvizjes Besa, Humbësi Bilall Kasami si përherë umutin e shtrin te të tjerët, për të shpëtuar anijen që fundoset tash shpresat i ka ngjitur te VMRO: Bilall Kasami nuk u përgjigj saktë nëse do të formohet qeveria e ardhshme pa ndryshimet kushtetuese, transmeton TV21. Kasami thotë se tashmë është paralajmëruar që opozita shqiptare, VLEN do të jetë pjesë e Qeverisë.

Do të ketë qeveri europiane, do të ketë qeveri ku koalicioni VLEN veç më është paralajmëruar se do të jetë pjesë , në atë qeveri sigurisht që kemi thënë dhe vazhdojmë të themi se garantojmë rrugëtimin europian të vendit”, tha mes tjerash Kasami.

I pyetur nëse do të ketë Qeveri mes VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, Kasami tha se qoftë edhe me VMRO-në në Qeveri, me VLEN do të jetë më lehtë realizimi i ndryshimeve kushtetuese.

Në një qeveri ku do të jetë koalicioni VLEN, sigurisht që do të jetë një qeveri që do të garantojë integrimin e vendit në BE dhe sigurisht që e kemi thënë edhe më herët që në një qeveri të tillë do të jetë shumë më lehtë edhe qoftë edhe VMRO-ja në qeveri, apo cilado parti politike, të bëhen ndryshimet kushtetuese”, pohoi Kasami

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments