18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeMenduh Thaçi: Nëse fiton VMRO, formojmë bashkësinë e komunave shqiptare në RMV

Menduh Thaçi: Nëse fiton VMRO, formojmë bashkësinë e komunave shqiptare në RMV

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke komentuar nëse pushtetin e merr koalicioni VMRO-DPMNE – VLEN tha se kjo qeverisje do të hapë përcaktime të tjera për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ai paralajmëroi se shqiptarët do të organizohen në mënyrë që ato të cilat janë arritur të mos zhbëhen.

“Çfarëdo lloj varianti i qeverisjes së tillë do t’i hapë përcaktime të tjera shqiptarëve të Maqedonisë, platformën e tyre e cila nuk është e re i ka 30 vjet, autonomi, federatë, konfederatë që duket pak më e kapshme për Kosovën ose Zajednicë”, tha ai në Pressing.

Një gjë e tillë tha ai do të çojë në formimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare e cila, sipas Thaçit, do të ishte fatkeqësi për Maqedoninë e Veriut.

“Bashkësia e Komunave të Shqiptarëve që do të thotë mirëdita fatkeqësi për Maqedoninë. Jam i bindur që Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të lejojë që të vijë deri te kjo”, u shpreh Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments