16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaOpinionDilaver Goxhaj / ZHAN KLOD FAVEIRIAL PËR GJUHËN SHQIPE

Dilaver Goxhaj / ZHAN KLOD FAVEIRIAL PËR GJUHËN SHQIPE

Gjatë muajve të parë të këtij viti ka lindur një debat i madhj mes
gjuhëtarëve, akademikëve dhe studjuesve shqiptarë për vjetërsinë dhe
pastërtinë Gjuhën Shqipe. Gjatë këtij debate mediatik e televizivë janë
prezantuar shumë kundërthënie nga intelektualë, akademikë e studjues
vendas.
Në këtë kuadër e shoh të arsyeshme të sjell në vemendjen e gjithë të
interesuarve se si e vlerëson gjuhën tonë shqipe historian francez Zhan
Klod Faveirial në librin e tij “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, botuar për
herë të parë në shqip në vitin 2004, nga “Plejad” -Tiranë, me ndihën e
Fondacionit “Fan Noli”, përkthyer nga Gent Ulqini; libri ka 552 faqe.
Zhan Klod Faveirial është dijetari i parë që ka shkruar historinë e
Shqipërisë, hartuar në vitet 1884 – 1889. Francezi Zhan Klod Faveirial ka
lindur në Sent-Etien (Francë) më 25 mars 1617 dhe ka qenë seminarist në
seminaret e Lionit. Ka kaluar pothuajse gjysëm shekulli në Evropën
Juglindore, kryesisht në Manastir dhe Kostandinopojë, prej vitit 1845 deri
sa ndëroi jetë në Manastir, më 26 nëntor 1893. Më 1845 u dergua si
misionar në Santorin të Greqisë; në 1847 në Kostandinopojë pjestar i
Konmgregacionit për veprimtarinë katolike në Peransdorinë Otomane, dhe
në 1867 Manastir (Bitola) ku qëndroi 30 vjet. Këtu i zgjohet një interes për
etnitë e ndryshme të Ballkanit Jugor (shqiptarët, grekët, turqit, bullgarët,
serbët, vllehtë). Ai studjonte gjuhët turqisht, greqisht, vllahisht, bullgarist
dhe së fundi shqip, duke grumbulluar libra të vjetra dhe bashkëkhorë në
lidhje me popujt e Ballkanit.
Ai i trajtoi çështjet e Lindjes nga pikëpamja fetare: çështjen bullgare,
çëshjtjhen së vllehve dhe në 20 vjeçarin e fundit të jetës subjekt i
preokupimeve të tij ishin shqiptarët. “Shqiptarët – shkruan ai – përbëjnë një
komb, një racë të fortë e të guximshme, që kërkojnë pavarësinë e tyre”.
Në parathënien e këtij botimi të parë në shqip Robert Elsie shkruan: “Për
fat të keq, thelbësorja e veprës së tij të madhe nuk u publikua kurrë. Midis
dorëshgkrimeve të tij gjenden edhe këto vepra:

  1. Historia e Shqipërisë – 1889
  2. Historia Vllahe – 1891
  3. Historia e gadishullit të Ilirisë – 1870
  4. Manual I mirësjelljes në ghuhën bullgare -1858
  5. Katekizëm bullgar për përdorim të Bullgarëve Unitë – 1862
  6. Dialogje frëngjisht- bullgarisht – 1859
  7. Katekizëm vlleh – 1891
    Për të gjitha këto dorëshkrime nuk dihej asgjë, e për më teopër dosja
    “Shqipëria” qenë riatdhesuar në Paris. Më në fund, më 20 shtator 1999, At
    Iv Danzhu, përgjegjës për arkivat e Strehës-Amë të Bashkisë së
    Misionarëve Lazaristë në Paris, sinjalizoi rastësisht zbulimin e dosjes
    “Shqipëria”, vepra më e rëndësishme e Zhan Faveiriali”.
    Për historinë e Shqipërisë dhe gjuhën shqipe Zhan Faveiriali u referohet
    historianëve, dijetarëve e personaliteteve të të gjitha epokave që kanë
    shkruar apo shprehur për kombin shqiptar: Homerit, Tuqididit, Herodotit,
    Tukididit, Aristofanit, Demostenit, Polibit, Ciceronit, Tit Livit, Strabonit,
    Lukianit, Dozon, Plinit, Plutarkut etj, etj, deri te autorë të shekullit XIX.

ZHAN KLOD FAVEIRIAL: “Dijetarët kanë pretenduar se një e treta e
GJUHËS SHQIPE është me rrënjë Latinë, një e treta Greke, dhe një e treat
ilire. Por, në vend që të nxjerrim fjalë të huazuara prej shqiptarëve nga
gjuhët Latine dhe Greke, a mos do të ishte më mirë t’i shihnim ato të
huazuara prej latinëve dhe grekëvë nga gjuha Pellazgjike, e cila kalon, në
mënyrë të pakundështueshme, si gjuha e parë e ardhur në Itali dhe në
Greqi, dhe të cilën shqiptarët e përcjellin natyrshëm si e vetmia ghuhë e
ruajtur deri në ditët tona?
Le të pranojmë se Shqipja është e varfër, domethënë, ajo nuk është e
kultivuar. Por, po t’i heqim gjuhëve më të kultivuara fjalët shkencore të
huazuara nga të tjerët, si do të katandiseshin ato?
Çështja kthehet pra kështu: – Shqiptarët, a i kanë ata, po apo jo, fjalët për
të cilat deri këtu kanë pasur nevojë, – dhe gjuha e tyre a përshtatet, po apo
jo, në formimin e fjalëve të nevojshme për lëvrimin e shkencave në
Shqipëri?
I nderuari z.Dozon, ish konsull i Francës në Janinë, dëshmia e të cilit ka një
peshë të rëndësishme, dhe i cili, për përmbledhjen e këngëve, gramatikën
dhe fjalorin e tij, padyshim ka meritë të madhe për Shqipërinë, pohon se:

“në raportin fonetik gjuha shqipe ka një begati dhe shumëllojshmëri që e
kalon mjaft gjuhën e Aristofanit”.
Si mundet që kleri Grek të mos jetë i fajshëm, kur ka penguar, dhe ende
pengon në ditët e sotme, lëvrimin e kësaj gjuhe kaq të bukur!
Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë,
nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar ai? Përpara
shkollave greke, pra, ka pasur shkolla pellazgjike, dhe një literaturë të
madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i Letërsisë Greke, ashtu si
ndërtimet ciklopike kanë shërbyer si themel për ngrehinat e përkohëshme
të ngritura prej Grekëve të lashtë.
Cilado qoftë vlera e letërsisë greke, brezat pasardhës do t’i qortojnë
padyshim të gjithë Shqiptarët që e lëvrojnë atë duke shpërfillur letërsinë e
vet, dhe të gjithë Shqiptarët e pasur që themelojnë shkolla për Grekët, në
vend që t’i ngrenë ato për bashkëatdhetarët e tyre.
Në përurimin e Zhapionit (21 korrik 1885), Zhapa i Ri, foli për “ndjenja me
të vërtetë humanitare” të themeluesit, xhaxhait të tij. Por, sa ka pasur ai
ndjenja patriotike veç ndjenjave humanitare? Qysh atëhere, çfarë ka bërë
Zhapa i Labovës (Gjirokastrës)? Ai, thjeshtë, ka dhënë më tepër një
shembull të shëmtuar. Padyshim që Grekët e kanë duartrokitur. Por,
Shqiptarëve të vërtetë a nuk u është dashur të rënkojnë prej kësaj?
Mjerisht, Zhapa nuk është i vetmi. I mirënjohuri Kristaq Zografi ka bërë dhe
shumë të tjera. Diçka e çuditshme kur ata, e të tjerë si ata, besojnë se
nderohen, ndërkohë që mbulohen me një turp nga më të përçmuarit, pasi
Shqipëria është vendi më i prapambetur i Europës nga pikëpamja
arsimore, dhe ndoshta, e vetmia në botën e popujve jo barbarë, e cila nuk
ka letërsinë e saj kombëtare. (f.37-38)
Disa filologë pretendojnë se Pellazgët flisnin Greqisht. Por, gjuha Shqipe
që egziston ende dhe që, pak a shumë e pastër, është në mënyrë të
pakundërshtueshme një e fome Pellazgjishte, – ajo vetë dëshmon se sa
Pellazgjishtja ndryshen prej Greqishtes. Veç kësaj, Herodoti, i cili shtron po
këtë pyetje, në një periudhë kur shumë bërthama të Pellazgëve ende
ekzistonin, pohon se ata flisnin një gjuhë barbare, dhe shton se vetë
Athinasit, duke u bërë Helenë, ndryshojnë gjuhën. (Herodoti, libri 1, k.57 e
58)” (f.42-42).

(Marrë prej librit: Zhan Klod Faveirial “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”,
“Plejad” –Tiranë 2004, f.37-38; 42-43).
Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë, 3 maj 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments