BallinaLajme“Edhe AI,dhe shqiptarët Mickoski ti dërgojë në Venecia?” –Ligjet dhe Kushtetutën i...

“Edhe AI,dhe shqiptarët Mickoski ti dërgojë në Venecia?” –Ligjet dhe Kushtetutën i votoi Parlamenti organi më i lartë. Kur çdo çështje për gjuhën shqipe dhe shqiptarët pret vulën nga Komisioni i Venecias,investimet në Maqedonia Perendimore presin UNESCO…mbylleni Kuvendin.

www.telegrami.mk

Debati për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe po merr përmasa ironike politike. Pas protestës së studentëve shqiptarë, ku kërkohej që provimi të mbahet edhe në shqip, reagimet e pushtetit në Maqedoni të Veriut po krijojnë përshtypjen se çdo kërkesë shqiptare duhet patjetër të kalojë nëpër filtrin e Venice Commission. Ministri i Drejtësisë Igor Filkov deklaron se “gjuha maqedonase është vlerë kushtetuese”, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski dhe krerët e VLEN-it premtojnë zgjidhje, por me kusht që gjithçka të dërgohet në Venecia për mendim.Në këtë pikë lind edhe humori politik: “Si kanë filluar, edhe mua edhe AI-në do na çojnë në Venecia.” Sepse duket sikur në vend që institucionet vendore të marrin përgjegjësi për zbatimin e të drejtave, çdo temë që lidhet me gjuhën shqipe trajtohet si problem ndërkombëtar. Atëherë pse të mos shkojë e gjithë Kushtetuta në Venecia?

Deklaratat e fundit të Mickoskit se çdo zgjidhje ligjore për komunitetet do të dërgohet në Venice Commission po interpretohen nga shumë qytetarë si mungesë guximi politik për të marrë vendime në mënyrë sovrane. Ironia bëhet më e madhe kur kujtohet se ligjet dhe të drejtat kushtetuese duhet të zbatohen nga institucionet e shtetit, jo të mbahen pezull derisa të vijë “bekimi” nga jashtë.

“Edhe AI,dhe komplet shqiptarët në RMV(të shoh a janë origjinal) Mickoski ti dërgojë në Venecia?” –Ligjet dhe Kushtetutën i votoi Parlamenti organi më lartë. Kur çdo çështje për gjuhën shqipe dhe shqiptarët pret vulën nga Komisioni i Venecias,investimet në Maqedonia Perendimore presin UNESCO…mbylleni Kuvendin.

Nëse për çdo çështje që prek shqiptarët – qoftë gjuha, arsimi apo administrata – kërkohet interpretim ndërkombëtar, atëherë krijohet përshtypja se vetë shteti nuk i beson mekanizmave të vet kushtetues. Ndërkohë studentët kërkuan diçka konkrete dhe praktike: mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip. Ata nuk kërkuan ndryshim kufijsh apo krizë politike.

Kritikët pyesin me të drejtë: pse kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve gjithmonë hapet debati për Venecian, ndërsa për çështje të tjera vendimet merren menjëherë? Kjo qasje krijon ndjenjën se standardet nuk janë të njëjta për të gjithë qytetarët.

Humori “edhe AI edhe qytetarët do t’i çojnë në Venecia” në fakt fsheh një pakënaqësi reale politike. Qytetarët presin zgjidhje konkrete dhe zbatim të ligjeve ekzistuese, jo zvarritje institucionale. Nëse çdo problem i brendshëm duhet të marrë vulë nga jashtë, atëherë pyetja ironike bëhet serioze: a vendos North Macedonia vetë për çështjet e saj, apo vetëm pret mendimin e Venecias?…www.telegrami.mk

========================================================

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments