Ditarët ngelin në histori, nga viti i ardhshëm notat do të shkruhen vetëm në kompjuter

41

 Viti i ri shkollor do të sjellë ndryshime në punën e profesorëve, të cilët, notat për nxënësit do t’i shkruajnë vetëm në ditare elektornike dhe jo ditare të shtypura siç kanë funksionuar deri tani. Ditarët do t’i ngelin historisë.

Sipas informatave nga Byroja për Zhvillim të Arsimit, ditarë të shtypur nuk do të as në shkollat fillore e as ato të mesme, ndërsa të gjitha të dhënat do të shkruhen në ditarët elektronik.

“Mësimdhënësit nuk do të kenë punë të dyfishtë, nuk do të duhet të njejtat të dhëna dhe nota ti regjistrojnë edhe në ditar të shtypur edhe në atë elektronik”, thonë nga BZHA.

Rreth 25 mijë mësimdhënës sa janë në shtet, deri tani janë dashur t’i regjistrojnë të gjitha notat, mungesat, orët dhe aktivitetet edhe online dhe në ditar të shtypur.

Nga viti i ardhshëm shkollor 2021/2022 nuk do të ketë më ditarë të shtypur. Me këtë iu dilet në ndihmë reagimeve të mësimdhënësve që të shkarkohen nga obligimet administrative.