Në disa vende zjarret janë akoma aktive

69

Në rajonin e Komunës Nagoriçan i Vjetër mbetet aktiv zjarri afër Drenakut, në terren vështirë të kapshëm, informoi sot shefi I njësisë zjarrfikëse, Dalibor Trajkovski. Atje, siç informojnë nga QRMK Kumanovë po veprojnë edhe zjarrfikësit, të punësuarit në ekonominë pyjore të cilët akoma janë në terren. Kompetentët presin që zjarri në pjesën malore të shuhet me mbështetje nga helikopterët.

Nga QRMK Kumanovë informojnë se zjarri nga Kokin Doll afër Arbanashit është shuar tërësisht në orët e pasdites, me mbështetje nga Armata, policia, pjesëtarët e ekonomisë pyjore dhe me helikopterë.

Disa nga të angazhuarit në këtë zjarr, dje u nisën edhe drejt fshatit Drenak, në ndihmë për ta shuar atë.

Në Kumanovë është aktiv zjarri afër Lipecit, afër Murgashit, informoi sot shefi I njësisë territorial zjarrfikëse Kumanovë, Dejan Ilievski. Edhe për momentin zjarrfikësit janë duke intervenuar.

“Bëhet fjalë për hapësirë të mbyllur, zjarri është nën kontroll”, deklaroi Ilievski.

Dje zjarre ka pasur në Pukovë, Pezovë, Bellakoc, Jaçincë dhe Opajë.

https://www.aktuale.mk/ja-ne-cilat-vende-zjarret-jane-akoma-aktive/