13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaSportDhuna ndaj lojtarëve dhe tifozëve të Shkëndijës, reagon zyrtarisht klubi i Shkupit

Dhuna ndaj lojtarëve dhe tifozëve të Shkëndijës, reagon zyrtarisht klubi i Shkupit

Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijes së Tetovës në Kupën e Maqedonisë së Veriut u ndërpre për shkak të tifozerisë së Shkupit që në momentin e golit të tetovarëve u fut në fushë dhe u konfliktua me lojtarët e kuqezinjve. Ndërkohë, me ndeshjen që nuk rinisi, Shkëndija e Tetovës mori fitoren në tavolinë me rezultatin 0-3 ndërsa së fundmi reagoi edhe klubi i Shkupit.

Klubi theksoi se ajo sjellje nuk përfaqëson tifozerinë shkupjane ndërsa i kërkon falje tifozëve të vërtetë të Shkupit që tashmë penalizohen për shkak të disa personave që thyejnë rregullat.

KOMUNIKATË ZYRTARE!
Të dashur tifozë ne si drejtues të klubit jemi munduar që prej 3-4 vitesh të bëjmë maksimumin që klubi SHKUPI të rritet me të gjitha forcat dhe ta barazpeshojmë me emrin e tij dhe në këtë rrugë po hedhim hapa të vendosur. Synimi ynë është t’i japim ngjyra futbollit të vendit, të ndërgjegjësojmë Evropën dhe t’i bëjmë tifozët e vërtetë të Shkupit dhe tifozët e vërtetë të futbollit të përjetojnë fitoret e ekipit të tyre të preferuar. Po, një sportist duhet të jetë i moralshëm dhe i sjellshëm, por vrazhdësia apo imoraliteti i një futbollisti nuk mund të jetë kurrë një shpjegim për atë që ndodhi sot. Si klub na vjen shumë keq, ne nuk jemi një klub i tillë, nuk duam të jemi dhe as do të jemi. Ne duam të jemi një klub për të cilin flitet për fitoret e tij, flitet për rritjen e tij, flitet për ngjyrën që i jep futbollit dhe kështu do të jemi. E dimë që tifozët e vërtetë të SHKUPIT nuk e dëmtojnë kurrë klubin e tyre. Një Shvercer i vërtetë nuk e dëmton klubin, një tifoz i vërtetë nuk e dëmton klubin e tij dhe qëndron kundër atyre që dëmtojnë klubin. Nuk ka mundësi që ata që i bënë këto gjëra sot të jenë mbështetës të Shkupit dhe ta duan Shkupin. I kërkojmë falje tifozëve të vërtetë të Shkupit, publikut të futbollit, baballarëve dhe nënave që sollën fëmijë e tyre për të parë futboll për ngjarjet e sotme, ne premtojmë se do të luftojmë deri në fund ata që po tentojnë të dëmtojn klubin tonë të zemrës, pavarësisht kostos. Nuk do t’i lëmë të pengojnë rritjen dhe zhvillimin e këtij klubi. (Një shpjegim i plotë do të bëhet nga klubi ynë më vonë.)
Me respekt,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments