18.9 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeMos i kallxoni Bilall Kasamit ,se preket .Për herë të parë...

Mos i kallxoni Bilall Kasamit ,se preket .Për herë të parë një shqiptar, plus nga Tetova prof. Nexhat Bexheti kandidat i mundshëm për Nobel ,mer ftesë zyrtare për ceremoni të ndarjes së Çmimit Nobel …

Lajmi interaktiv

Sa u gëzuam kur lexuam se më datë 28.10.2022 Ismail Kadare shkrimtari shqiptar u shpall Qytetar Nderi në Tetovë nga Këshilli komunal pa asnjë votë kundër ,nga të gjithë këshilltarët pa dallim atributesh nacionale

Bilall Kasami kryetari aktual i Komunës së Tetovës , del sikur i kompleksuar ndaj tetovarëve ishte muaj më parë në Kopenhagë të Danimarkës

por nuk pamë se takoi në DK kuzhinierin tetovarin (nga fshati Xhepçisht) me famë botërore Rene Rexhepin dhe vizitoi restorantin NOMA .

Por këtyre ditëve Profesori i ekonomisë nga Tetova Nexhat Bexheti është temë numër një në qarqe intelektuale dhe profesionale lidhur me një teori ekonomike ,me të cilën profesori Nexhat Bexheti ka konkuruar në komisionet hulumtuese të Nobelit dhe të cilët kanë përvjelur mëngët për të vërtetuar tezën e tij ekonomike.

Krejt kjo do të dukej jo serioze sikur me datë 09.11.2022 ,profesori Nexhat Bexheti mos të merte thirrjen zyrtare për prezencë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për vitin 2022 me datë 10.12 .2022 ku duhet të jetë fizikisht prezent.Deri këtu jemi me dokumentacion paraqitës gazetaresk në rregull

www.telegrami.mk dhe Mesut Shabanit i vjen mirë që profesor Nexhat Bexhetin ekonomist e ka shokë studimesh dhe e njeh prej viteve 1980 në Universitetin e Prishtinës ,por edhe i gëzohet suksesit të prof.Nexhat Bexhetit mbi të gjitha jo që është tetovar,jo që është shqiptar dhe pjesmarës i demonstratave studentore të vitit 1981 në Prishtinë , por mbi të gjitha edhe thirja në CEREMONI është një çmim dhe vlersim nga krijuesit dhe vazhduesit e Çmimit Nobel , NDER për Tetovën, cili shqiptar deri tash nga Kosova,Maqedonia,Shqipëria dhe Diaspora ka qenë i ftuar zyrtarisht ,Prof.Nexhat Bexheti paraqet posaçërisht gjeneratën e përvuajtur të studentëve të viteve 1980,të cilët mbi 100 sot e kësaj dite ende janë të papunë nga ajo kohë ,dhe kuptohet nuk ka para në botë që të paguash biletën për të qenë pjesmarës në ceremoni,pra prof.Nexhat Bexheti pa asnjë lek për shkak se organizatori e ka respektuar me zbulimin e vet dhe e kanë nderuar me thirje në ceremoni ,pra si do që të jetë TETOVA mbetet qendra e shqiptarëve. E përgëzojmë prof.Nexhat Bexhetin të vazhdojë me punën hulumtuese ,ndërsa Bilall Kasamit mos i kallxoni si ekonomist që është se kë duhet të thërret për ta nderuar ,ka ai ekipën HALLALL të kabinetit ,pra nuk kërkojmë qytetar nderi ta shpallin ,por vetëm një respekt dhe asgjë më shumë për prof.Nexhat Bexhetin ,e kjo i mungon Bilall Kasamit respekti ndaj vlerave të Tetovës .

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments