BallinaLajmeBilall Kasami premtoi digjitalizim, Tetova me e semaforë të fikur në prag...

Bilall Kasami premtoi digjitalizim, Tetova me e semaforë të fikur në prag të sezonit veror

Edhe pse kontrata për ndërrimin e semaforëve në Tetovë u nënshkura në janar, gjashtë muaj më vonë, në prag të sezonit veror shumë semaforë në qytet vazhdojnë të mos punojnë, kështu duke shkaktuar tollovi në komunikacion, shkruan Portalb.mk.

Mosfunksionimi i semaforëve për çdo ditë shkakton tollovi në trafik, sidomos në disa nga kryqëzimet më të frekuentuara, siç është ai te Xhamia e Larme, krijohen kolona të gjata dhe bllokime të shpeshta të trafikut.

Mosfunksionimi i semaforëve për çdo ditë shkakton tollovi në trafik, sidomos në disa nga kryqëzimet më të frekuentuara, siç është ai te Xhamia e Larme, krijohen kolona të gjata dhe bllokime të shpeshta të trafikut.

Ndonëse autoritetet komunale vazhdimisht ka premtuar zgjidhje, situata në terren lë për të dëshiruar.

Së fundmi janë vendosur semaforë të ri në kryqëzimin te shkolla e mesme e mejkësisë.

Ndërsa i pyetur se pse po zvarritet vendosja e semaforëve, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se semaforët kanë filluar në instalohen, por nuk dha afat konkret se kur do të përfundojë ky proces.

“Në bazë të planit do të vijojë te Xhamia e Larme, për shkak se edhe aty është kritike. Por edhe kjo është çështje që është në realizim e sipër. Pra, të gjithë semaforët në qytet do të digjitalizohen dhe do të ketë sistem të centralizuar të menaxhimit, që deri tani kanë qenë semaforë ku asnjëherë nuk intervenuar dhe investuar. Pra gjithë semaforët do jenë të ri. Është duke u realizuar, vazhdon dinamika e realizimit”, tha Kasami.

Kasami.

https://youtube.com/watch?v=K-FGFCIAcuw%3Fwmode%3Dtransparent%26rel%3D0%26feature%3Doembed

Komuna e Tetovës më 29 janar 2029 nënshkroi kontratë me kompaninë ‘A-Zero’ nga Gostivari për rregullimin e sinjalistikës rrugore në qytet, përfshirë edhe semaforët. Por gjashtë muaj më vonë, shumë semaforë në qytet kanë mbetur pa u ndryshuar.

Ndryshe, Tetova çdo ditë përballet me kaos në trafik. Pavarësisht se zgjidhja e këtij problemi pritej të bëhej me planin e mobilitetit, ky plan vazhdimisht u zvarrit ndërsa u publikua më 15 prill.

Pavarësisht se autoritetet me vite kanë premtuar zgjidhje për këto probleme, pamjet nga terreni flasin ndryshe. Situata rrëndohet ende më shumë gjatë verës dhe dimrit, kur kthehen mërgimtarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments