12 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBDI po e “qëndis” formacionin anti-VLEN?! Po formulohen listat mes BDI,  ASH/Sela,...

BDI po e “qëndis” formacionin anti-VLEN?! Po formulohen listat mes BDI,  ASH/Sela, PDSH, PDE dhe LP?

Paralajmërimi se partitë shqiptare në zgjedhjet parlamentare do të garojnë në dy blloqe, duket se po bëhet realitet. Nëse në bllokun opozitar arritën të bashkohen katër parti, ai i Frontit europian do të bashkojë pesë. Si bartës kryesor i listës nga fronti europian, do të qëndrojë Bashkimi Demokratik për Integrim, e në lista siç mësohet jozyrtarisht, në kombinime do të radhiten Aleanca për Shqiptarët – krahu i Selës, Partia Demokratike Europiane, Lëvizja Populli dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Siç mëson jozyrtarisht TV21, në njësinë e parë zgjedhore, bartës liste do të jetë Blerim Bexheti, ndërsa i dyti do të jetë Skender Rexhepi – Zejdi nga Lëvizja Populli, ndonëse ky i fundit para pak ditësh për TV21 tha që akoma nuk kanë përfunduar bisedimet për koalicion, por shtoi se do të formohet një bllok i gjerë politik, ndërkaq në një bashkëbisedim në telefonit, Blerim Bexheti, tha se për listat shumë shpejtë do të vendosë kryesia e partisë. Bexheti i shpreh se personalisht nuk ka kërkuar të jetë bartës liste por se është i gatshëm për një përgjegjësi të tillë.

Njësia e dytë zgjedhore, pritet të kryesohet ose nga Sadulla Duraku, ose nga Ilir Hasani. I dyti në listë pritet të jetë Elmi Aziri nga ASH e pas tij Dijana Toska dhe Arbër Ademi nga BDI.

Në njësinë zgjedhore numër 5 si duket nuk do të ketë shumë dilema. Bartës liste pritet të jetë Ziadin Sela nga ASH, ndërsa pas tij pritet të jetë Musa Xhaferi nga BDI.

Njësinë numër gjashtë, jozyrtarisht, do ta prijë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Pas tij do të jetë Talat Xhaferi, ndërsa e treta me radhë pritet të jetë Ilire Dauti nga ASH. Vijojnë PDSH-ja, Arjanit Hoxha nga PDE, Valdet Xhaferi nga BDI dhe Ilir Demiri nga ASH.

Të pyetur nëse do të jenë pjesë e listave në NJZ 6, Xhaferi e Ademi thonë se vendosin organet partiake.

“Nuk është çështje që unë do e trajtoj, do pyetni te organet partiake. Ato çfarë do të vendosin është çështje e organeve”, tha Talat Xhaferi – BDI.

“Sa i përket listave, ato varen prej koalicionimeve. Janë të lidhura njëra me tjetrën.
Në NJZ nr 2, jeni ju bartës apo dikush tjetër?

Kjo është çështje e organeve partiake. Ato si e vlerësojnë si e vendosin”, dekalroi Arbër Ademi – BDI.

Arjanit Hoxha nga PDE, para pak ditësh për TV21 gjithashtu tha se ende s’ka asgjë konkrete në aspekt të pozicionimeve, por se janë drejt finalizimit të një koalicioni fitues.

Përndryshe, siç ka njoftuar edhe më herët TV21, ASH krahu i Selës kërkon nga BDI diku 3 deri në 5 deputetë për të shkuar në lista të përbashkëta, e kjo për një pjesë të BDI-së është kërkesë e eksagjeruar. Burime thonë se po përpiqen ta bindin kryetarin e partisë që më mirë të dalin vet në zgjedhje se sa t’u japin aq shumë deputetë partive më të vogla të koalicionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments