3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAmbasadori Amerikan Kosnett siguron Mustafën për vazhdimin e bashkëpunimit SHBA-Kosovë

Ambasadori Amerikan Kosnett siguron Mustafën për vazhdimin e bashkëpunimit SHBA-Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett me të cilin ka biseduar në lidhje me programet zhvillimore që do të zbatohen në përkrahje të tri sektorëve të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural gjatë këtij mandati.

“Do të përqendrohemi në përkrahjen e rritjes së produktivitetit dhe cilësisë, duke subvencionuar outputet e jo inputet dhe duke rritur qasjen në financa për agroprodhuesit dhe agropërpunuesit përmes garantimit të agro-kredive investuese dhe themelimit të Fondit për Siguri Bujqësore”, u shpreh ministri Mustafa.

Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Mustafa për detyrën e re duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments