BallinaLajmeAdnan Azizi deputet i VLEN-it/Gjykata e BDI-së po e sulmon Bilall Kasamin,...

Adnan Azizi deputet i VLEN-it/Gjykata e BDI-së po e sulmon Bilall Kasamin, rrugët në Tetovë do të mbajnë emra shqip

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërtimet e rrugëve në Tetovë, duke akuzuar BDI-në për ndikim mbi institucionin dhe duke mbrojtur procesin e riemërtimit të rrugëve me emra shqiptarë, raporton Zyrtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Azizi ka deklaruar se “Gjykata e votuar nga BDI-ja”, së bashku me, siç i quan ai, “mercenarët e BDI-së”, po vazhdojnë aksionet kundër kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Gjykata e votuar nga BDI-ja, bashkë me mercenarët e BDI-së, vijojnë aksionin e radhës për ta luftuar Bilall Kasamin, i cili i shkeli pesë herë radhazi në zgjedhje në Tetovë”, ka shkruar Azizi.

Ai ka theksuar se procesi i vendosjes së emrave shqiptarë për rrugët e Tetovës do të vazhdojë pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Rrugët në Tetovë do të kenë emra shqip. As Gjykata e BDI-SDSM, as askush tjetër nuk mund ta ndalë këtë proces”, është shprehur deputeti i VLEN-it.

Në fund të reagimit, Azizi ka publikuar edhe një fotografi të një dokumenti, për të cilin pretendon se dëshmon se BDI nuk e ka zgjidhur çështjen e emërtimeve të rrugëve gjatë periudhës sa ishte në pushtet.

“Ja si e ka ‘zgjidhur’ BDI-ja çështjen e emrave në Tetovë. ‘Dervish Cara’ në dokumente për 20 vjet ka figuruar si ‘JNA’”, ka shkruar Azizi.

Reagimi i tij vjen pas debatit të gjerë politik që ka pasuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emërtimeve të disa rrugëve dhe shesheve në Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments