BallinaLajmeFilipçe: Mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë nuk janë kusht për BE-në! VMRO-DPMNE: Filipçe...

Filipçe: Mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë nuk janë kusht për BE-në! VMRO-DPMNE: Filipçe është në anën e kërkesave bullgare

Pas qëndrimeve të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova për integrimin evropian të vendit ku sipas saj, Maqedonia duhet të përqendrohet në reformat dhe Kriteret e Kopenhagës, për kreun e LSDM-së Venko Filipçe janë teza që LSDM i ka mbrojtur prej kohësh. Sipas Filipçes, mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë nuk janë kusht për negociatat me BE-në, por çështje bilaterale, ndërsa procesi i integrimit duhet të bazohet në reformat dhe Kriteret e Kopenhagës. Ai thotë se reformat nuk e rrezikojnë identitetin maqedonas dhe akuzon kundërshtarët politikë se po e përdorin këtë temë për propagandë dhe për izolimin e vendit.“Për herë të parë dikush nga VMRO publikisht thotë atë që ne në LSDM dhe në frontin qytetar e përsërisim prej kohësh.Mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë dhe puna e Komisionit Historik nuk janë pjesë e kushteve për negociata me BE-në. Kjo është çështje bilaterale, jo kusht evropian. Ne vazhdimisht sqarojmë se reformat dhe Kriteret e Kopenhagës janë kërkesa evropiane, jo çështje bullgare, dhe janë kyçe për vazhdimin e negociatave. Reformat nuk e rrezikojnë gjuhën, kulturën apo identitetin kombëtar maqedonas.Nuk duhet të lejojmë që Mickoski me gënjeshtra dhe propagandë ta ndajë popullin, ta izolojë Maqedoninë për shkak të korrupsionit dhe ta lërë vendin si një ‘qorrsokak’ në Ballkan”, tha Filipçe

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE akuzon LSDM dhe kryetarin e saj Venko Filipçe se mbështesin kërkesat e Bullgarisë dhe veprojnë kundër interesave kombëtare maqedonase, duke i quajtur politikat e tyre të dëmshme për shtetin.“Filipçe dhe udhëheqja e LSDM-së sillen në mënyrë plotësisht servile ndaj Bullgarisë dhe Sofjes zyrtare. Me gjasë, ata e shohin këtë si mënyrën e vetme për të ardhur në pushtet. Por, udhëheqja aktuale shtetërore në rend të parë e vendos shtetin e vet, Maqedoninë, gjuhën e saj, identitetin dhe gjithçka që është maqedonase. Se politika që po ndiqet është në drejtimin e duhur, sipas tyre, e kanë treguar edhe sondazhet e opinionit publik të zhvilluara këtë javë. Plot 80 për qind e qytetarëve janë kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë nën diktatin e Sofjes zyrtare. LSDM-ja duhet të kuptojë se promovimi i idesë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk i jep fund çështjes, por vetëm hap një varg pyetjesh dhe problemesh të reja për Maqedoninë”, deklaroi Petrushevski.

VMRO-DPMNE vlerëson se ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk do t’i zgjidhin problemet me Bullgarinë, por mund të krijojnë probleme të reja për vendin. Ata kritikojnë LSDM -në për këtë qasje  duke shtuar se opozita nuk gëzon mbështetje te qytetarët, duke theksuar se do të vazhdojnë të mbrojnë interesat kombëtare në procesin e integrimit evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments