10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKURTI NUK IA JEP DORËN SHEFIT TË EULEX-IT

KURTI NUK IA JEP DORËN SHEFIT TË EULEX-IT

Kryeministri Albin Kurti, është takuar sot me shefin e EULEX-it Lars Gunnar Wigemark, por në këtë takim kryeministri nuk ia ka japë dorën atij, shkruan Gazeta Insajderi.

E krejt kjo vjen nga frika e Koronavirusit, që së fundmi është mobilizuar edhe Kosova.

Dje kryeministri Albin Kurti tha se si masë preventive, me dorë nuk do t’u flasë as zëvendëskryeministrave e as ministrave. Ashtu ka vepruar edhe sot ndaj Wigemarkut.

Nga zyra e kryeministrit kanë publikuar një fotografi ku Kurti shihet duke u përshëndetur me shefin e EULEX-it me bërryla.

Për takimin kanë njoftuar zyrtarisht edhe zyra për media.

“Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë Shtetin e së Drejtës në vendin tonë. Sundimi i Ligjit nuk ka alternativë. Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për Qeverinë në lëmitë ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme. Kryeministri Kurti ndër të tjera, theksoi rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës. Për këtë u premtua bashkëpunim nga ana e EULEX-it. Në takim ishin prezent edhe Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit znj. Furtuna Sheremeti dhe këshilltarët e EULEX znj. Ismije Beshiri dhe z. Daniele Pancheri”, bëhet e ditur në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments