8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAlarmon akademik Isa Mustafa/ Si do t’i mbjellin arat bujqit? A kemi...

Alarmon akademik Isa Mustafa/ Si do t’i mbjellin arat bujqit? A kemi hequr dorë nga tokat tona

Kryetari i LDK-së duket se është zgjuar në disponim të keq gjatë ditës së sotme pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës për masa edhe më të ashpra që kufizojnë edhe më zi qarkullimin e qytetarëve. 

Ai ka përmendur së fundi një problem tjetër të veçantë, e nga i cili varen shumë e shumë qytetarë të Kosovës.

Pyetja që ai i ka shtruar kësaj here qeverisë është se si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit e Kosovës kur nuk guxojnë të dalin nga shtëpia?

“A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojne te dalin nga shtepia?
Apo kemi hequr dorë nga tokat tona!” – shkruan akademik Mustafa.Duket se Qeveria Kurti ka qenë krejtësisht e pashqetësuar për shumë njerëz që përballen me halle të mëdha ekzistenciale në këtë kohë të rëndë pandemie dhe kjo po kritikohet gjerësisht edhe nga populli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments