4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAAA/ASH : Korrupsioni dhe jotransaparenca në furnizimet publike me përmasa të një...

AAA/ASH : Korrupsioni dhe jotransaparenca në furnizimet publike me përmasa të një pandemie

Raporti nga monitoringu i furnizimeve publike i Qendrës për Komunikime
Civile edhe një herë e ngre alarmin për jotransparencën dhe korrupsionin
e lartë, të cilat Maqedoninë e Veriut po e mbajnë në fund të listës për
nga shkalla e korrupsionit.
Firmosja e marrëveshjeve në vlerë prej 11 milionë euro për furnizime
publike në formë jotransparente mund me ndodhë vetëm në një shtet ku
Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë shpikë “zgjidhje” softuerike dhe
furnizime publike pa pasur nevojë dhe ku zv./kryeministri për Luftë
Kundër Korrupsionit e luan rolin e inspektorit të Agjencisë së Ushqimit
dhe Veterinarisë. Kështu Maqedonia e Veriut po shndërrohet në një shtet,
që po të mos ishte tragjik, do ishte komik – në kohën kur kemi dikaster
për parandalimin e korrupsionit, kemi rritje enorme të kësaj dukurie.
Nisur nga kjo, AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët i apelojnë
Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që urgjentisht të
pezullohen dhe të hetohen në hollësi këto furnizime publike, me të cilat
janë shpërdorur paratë e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë
pandemie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments