8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami dhe Schieder do të udhëheqin Komisionin e përbashkët parlamentar në...

Bilall Kasami dhe Schieder do të udhëheqin Komisionin e përbashkët parlamentar në mes të RMV dhe Parlamentit Evropian

Më 25 Mars 2021, do të mbahet takimi i 18-të i Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (Komiteti i Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian).

Në takim do të diskutohet për situatën aktuale në fushën e reformave dhe për statusin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Takimi do të hapet nga bashkëkryetarët z. Andreas Schieder, eurodeputet në Parlamentin Evropian dhe z. Bilal Kasami, Anëtar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë mendime me z. Nikola Dimotrov, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, znj. Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, në emër të Komisionit Evropian dhe znj Angelina Ajhorst Drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në emër të Shërbimit për Punë të Jashtëm të BE-së.

Në fund të takimit, është planifikuar të miratohet një Deklaratë e Përbashkët nga bashkë-kryetarët Shider dhe Kasami, e cila do t’i drejtohet institucioneve shtetërore evropiane dhe maqedonase.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments