4.3 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNdarja e resorëve në takimin Zaev-Gashi – Ja çka kërkon Alternativa

Ndarja e resorëve në takimin Zaev-Gashi – Ja çka kërkon Alternativa

Zoran Zaev dhe Afrim Gashi po e zhvillojnë takimin e radhës, ndërsa në fokus është ndarja e resorëve, shkruan Alsat.

Takimi sotëm vjen pas takimit të së hënës, kur dy liderët ai socialdemokrat dhe ai i Alternativës, arritën marrëveshje mbi parimet programore. Para fillimit të takimit, as Zaev dhe as Gashi nuk deshën të prononcohen për media.

Takimi i tretë Gashi-Zaev pritet të sjellë marrëveshje parimore për pjesëmarrjen e Alternativës në Qeveri. Ndonëse asnjëri nga liderët nuk zbuluan nëse sot do të merr fund ndarja e resorëve, jo zyrtarisht mësohet se marrëveshjen e sotme liderët do të shpalosin edhe para organeve partiake, ndërsa Zaev të njëjtën do të duhet ta shpalosë edhe para partnerëve të koalicionit, BDI dhe atyre parazgjedhorë.

Burime të Alsat bëjnë të ditur se Alternativa kërkon një post ministror dhe një pozitë zëvendëskryeministri. Çështja e eshalonit të dytë dhe të tretë është temë diskutimi, por jo me emra konkret mbi çështjet kadrovike.

Edhe në këtë takim, dy liderët ishin të shoqëruar nga personat e njëjtë, Dimitar Kovaçevski, kandidat për kryetar të LSDM-së dhe Bekim Sali, propozim i Alternativës për ministër të Shëndetësisë. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments