Betejës për kreun e Komunës së Kërçovës pas grumbullimit një ditor të 350 firmave aq sa parashikon ligji, sollën emrin e parë zyrtar të kandidatit të pavarur Fatmir Limani i cili nga sot është edhe zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Kërçovës
GURË MBI GURË BËHET KALA Të dashur Si’Prindër, E respektuara dhe e shtrenjta Rini,Të nderuar bashkëvendas, nismëtarë, bashkëmendimtarë dhe bashkërrugëtarë. Sakrifikuat veten në këtë ditë vapë’madhe dhe të rrezikuar nga Pandemia, për të më falur mbështetje dhe bashkë të realizojmë qëllimin e përbashkët, i cili ka të bëjë me qenësinë e këtijë vendi skajshmërisht të përvuajtur.Me këtë rast dhe në këto momente të përmbylljes së aktit të nënshkrimeve u falenderoj me përulësi që i besuat Platformës Zgjedhore, të cilën e kemi hartuar bashkë me shokët Këshilltarë që sot u falët mbështetjen dhe besimin. Të shtrenjtët bashkëqytetarë të kombësive, besimeve dhe përkatësive që bashkëjetojmë në këtë vend të shtrenjtë e të shenjtë, u falenderoj që flijuat shëndetin dhe ditën sot, për një jetë më të dinjitetshme të pasardhësve tonë e Tuaj. * PS: Kuota e përcaktuar për mbledhjen e nënshkrimeve është përmbushur dhe tejkaluar, me çka u falenderohemi të gjithë qytetarëve që “falën” besimin përmes nënshkrimit. Njëkohësishtë u bëjmë me dije të gjithë Atyre që janë të interesuar të japin nënshkrimin e Tyre, se “PIKA”, për mbëledhjen e nënshkrimeve do të përmbyllet, për të shmangur rrezikun që paraqet përhapja e pandemisë: “SARS COV 2”. Mirënjohje me përulësi !23 Gusht, 2021Kërçovë Fatmir Beqir Limani