3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ZAEVI: NUK KA ASNJË MUNDËSI QË TË ANULOHET REGJISTRIMI I POPULLSISË

(VIDEO) ZAEVI: NUK KA ASNJË MUNDËSI QË TË ANULOHET REGJISTRIMI I POPULLSISË

Kryeministri Zoran Zaev siguron që regjistrimi i popullsisë do të realizohet. Madje ai thotë se as që e mendojnë të kundërtën. Madje kryeministri theksoi se edhe numri i regjistruesve është në rritje, ndërsa shfrytëzoi rastin që qytetarët të paraqitën për regjistrues, në rajonet ku nuk ka të paraqitur.

Zoran Zaev, kryeministër

“Jam i sigurt dhe assesi nuk duhet të mendojmë ndryshe, vetëm edhe një herë do të theksoj, tekstualisht kam lutur edhe opozitën që në fundit të majit, ose fillim të prillit të mbahen regjistrimi. Partia më e madhe maqedonase kërkoi takim liderësh për anulim të regjistrimit. Atëherë thoshim se askush nuk e di se çfarë do të ndodh në shtator dhe ja tani numrat janë në rritje. Sa afrohet 5 shtatori, dita e fillimit të regjistrimit, po plotësohet numri i regjistruesve, sidomos në ato rajone ku nuk kishte. Apeloj qytetarëve që të paraqiten. Mes 25 000 -40 000 denarë janë të ardhurat për 25 ditë si anketues”.

Përndryshe, konkursi për regjistrues rajonal është i hapur deri më 25 gusht.

Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar se meqë testimi i kandidatëve të regjistruar deri më tani është kryer më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e regjistruar në periudhën deri më 25 gusht, do të organizohen testime shtesë.

Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet nga 5 shtator deri më 30 shtator të vitit 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments