BallinaLajmeBotaProtesta në 23 qytete të Gjermanisë, mbi 134 mijë të rinj paralajmërojnë...

Protesta në 23 qytete të Gjermanisë, mbi 134 mijë të rinj paralajmërojnë mobilizim

Kur politikanët gjermanë hedhin vështrimin drejt fundjavës që vjen, shumë prej tyre shprehin shqetësimin se  Gjermania mund të përballet me protesta të të rinjve, po aq të ashpra sa ato që u panë  së fundmi në Francë. Një nismë në internet, e quajtur “Gen-Z regelt” (“Brezi Z merr situatën në dorë”), ka bërë thirrje për demonstrata në 23 qytete.Termi “Brezi Z” (Gen Z) i referohet përgjithësisht brezit të adoleshentëve dhe të rinjve të lindur midis viteve 1995 dhe 2010. Ata shpesh i qortojnë prindërit e tyre për faktin se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të luftuar ndryshimet klimatike dhe se kanë lejuar që hendeku midis të pasurve dhe të varfërve të vazhdojë të thellohet. Njëkohësisht, ata janë të shqetësuar për perspektivat e tyre arsimore dhe mundësitë e së ardhmes brenda shoqërive perëndimore, ku popullsia po plaket gjithnjë e më shumë.

CDU: “Situata si ato në Francë duhen shmangur me çdo kusht”

Në Francë, trazirat e dhunshme shpërthyen së fundmi në kuadër të protestave që fillimisht ishin paqësore. Në shumë vende u vunë flakën makinave, ndërsa në Limoges, ndërtesa e bashkisë u përfshi nga flakët. Në qytete si Lille, Lyon dhe Toulouse, policia përdori gaz lotsjellës dhe u kryen arrestime të shumta.

Shumë politikanë – veçanërisht nga partia konservatore CDU – kanë paralajmëruar se skenarë të ngjashëm mund të përsëriten gjatë fundjavës që vjen. Alexander Throm (CDU), ekspert për çështjet e brendshme në grupin parlamentar të Unionit (që përfshin CDU-në dhe CSU-në bavareze) në Bundestag, deklaroi për gazetën “Handelsblatt”: “Situata si ato në Francë duhen shmangur me çdo kusht.”

Shqetësime lidhur me ekstremistët e majtë që veprojnë në nivel ndërkombëtar.Marc Henrichmann (CDU), kryetar i Komisionit të Bundestagut përgjegjës për mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës, gjithashtu bëri një paralajmërim: “Rrjeti i lëvizjes së ekstremit të majtë është ndërkombëtar dhe i koordinuar.” Ai i tha gazetës “Handelsblatt” se e majta e dhunshme i ka kaluar madje edhe kufijtë kombëtarë për t’u përfshirë në plaçkitje dhe akte dhune në vende të tjera. Sebastian Koos, një sociolog në Universitetin e Konstanzit, i cili studion rininë dhe lëvizjet protestuese në Gjermani, i tha DW-së se nuk beson se trazirat e ngjashme me ato në Francë mund të ndodhin në Gjermani – edhe pse ngjarjet në vendin fqinj kanë nxitur protestat që po paralajmërohen tani në Gjermani.

Koos: “Nuk nxiten nga i njëjti lloj zemërimi si në Francë”Koos vë në dukje dallime thelbësore midis të rinjve në të dyja vendet: “Kjo nuk është një protestë e nxitur nga zemërimi në të njëjtën masë si në Francë; përkundrazi, ajo është e përgatitur, e regjistruar dhe e organizuar. Për më tepër, faqja e internetit bën thirrje shprehimisht për protesta paqësore – një pikë që theksohet fuqimisht.” Megjithatë, sociologu nuk e përjashton mundësinë që forcat ekstremiste t’i shfrytëzojnë këto protesta të regjistruara për të nxitur trazira. “Është padyshim thelbësore që policia dhe autoritetet të jenë të përgatitura mirë për këtë.”

Quentin Gärtner, 19 vjeç, është student i bioteknologjisë në Heidelberg. Deri në nëntor të vitit të kaluar, ai shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Konferencës Federale të Studentëve, e cila përfaqëson rreth 7.5 milionë studentë në Gjermani. “Ajo që na bashkon të gjithëve është se durimi ynë me sistemin arsimor po mbaron. Shumë njerëz janë jashtëzakonisht të frustruar,” thotë ai në një intervistë për DW-në. “Performanca akademike e studentëve gjermanë vazhdon të bjerë, stafi mësimor shkurtohet vazhdimisht dhe, në shumë raste, ndërtesat shkollore nuk kanë parë asnjë përmirësim prej vitesh.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments