Qeveria sot vendos për ri-programim të buxhetit
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë seancës së sotme pritet të vendos rreth ri-programimit të buxhetit. Debati i mbrëmshëm ka kaluar me shumë debate rreth shkurtimeve dhe rialokimeve të mundshme të buxhetit.
Siç bëhet e ditur nga mediat e vendit, qeveria synon të shkurtojë 6.5 miliard denarë.
Ato do të ri-destinohen në kuadër të masave ekonomike në ndihmë të biznesit lidhur me virusin korona.
Ndërkohë Qeveria përfundimisht ka hequr opsionin e shkurtimit të pagave të administratës.
Mbledhja e Qeverisë do të filloj në ora 11:30 minuta.