Ambasadorët Meidani dhe Qehaja festojnë fitoret e kombëtareve: Dy flamuj, dy zëra, një shqipe

Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani dhe Florian Qehaja së bashku kanë festuar fitoret e kombëtareve në futboll, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Mëngjesin e sotëm ,ata të dy kanë pirë kafen së bashku, me të cilën edhe kanë festuar këtë fitore.
“Një kafe e këndshme këtë mëngjes me Ambasadorin e Kosovës, mikun tim Florian Qehaja, për të ndarë një moment miqësie dhe për të festuar së bashku fitoret tona të përbashkëta. Dy flamuj, dy zëra, një shqipe. Diplomacia është më e bukur kur buron nga zemra”.
Postimin e ka bërë Ambasadori i Shqipërisë, Meidani në profilin e tij në Facebook.