14.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeAntikorrupsioni hapi lëndë për zv/drejtoreshën e Agjencisë së Zbulimit, e cila u...

Antikorrupsioni hapi lëndë për zv/drejtoreshën e Agjencisë së Zbulimit, e cila u emërua nga Siljanovska

Kryetarja e Komisionit Shtetëtor për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsion), Tatjana Dimitrovska ka njoftuar se është hapur lëndë për parashtresën e marrë për emërimin e zëvendësdrejtoreshën së Agjencisë së Zbulimit, transmeton TV21.

“Po, në Antikorrupsion kanë ardhur dy lëndë, gjegjësisht dy parashtresa. Njëra ka të bëjë me zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Zbulimit”, tha Dimitrovska.

Ajo ka bërë të ditur se është hapur lëndë edhe për një rast tjetër, dhe për të dy është kërkuar dokumentacion, të cilat janë duke u analizuar dhe më pas do të sillet vendim.

Gjithashtu kuptohet se parashtresa është për mospërmbushjen e kushteve të Ivana Stojanovskës, e cila u emërua më 28 qershor si zëvendë drejtoreshë e Agjencisë për Zbulim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments