31.9 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmeVOA / Afrim Gashi: Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese është obligim dhe sfidë...

VOA / Afrim Gashi: Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese është obligim dhe sfidë e qeverisë së re

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka deklaruar se zbatimi i ndryshimeve kushtetuese është obligim dhe sfidë e qeverisë së re. Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se ndryshimet kushtetuese do të realizohen kur t’u vijë koha dhe në kushtet në të cilat do të garantohet identiteti kulturor dhe gjuhësor i maqedonasve.

AFRIM GASHI, KRYEPARLAMENTAR

“Natyrisht është obligim dhe sfidë e jona që t’i zbatojmë ndryshimet kushtetuese, por natyrshëm kur të vijë koha, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ndryshimet kushtetuese do të realizohen në kushtet në të cilat do të garantohet identiteti kulturor, etnik dhe gjuhësor i maqedonasve në radhë të parë, por edhe i të gjithë qytetarëve të shtetit”.

I pyetur se a do të bëjnë presion për realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe se a do të dalin nga qeveria nëse ato nuk ndodhin, Gashi tha se nuk e sheh politikën si kushtëzim dhe vendosje të kushteve të tilla dhe theksoi se duhet të veprohet në interes të qytetarëve.

AFRIM GASHI, KRYEPARLAMENTAR

“Politika është arti i së mundshmes. Duhet të diskutohet se çfarë është e mundur, në çfarë kornize, nëse është në interes të qytetarëve. Duhet të udhëhiqemi nga interesi i qytetarëve, nga interesi i shtetit dhe në kuadrin e atyre parimeve dhe kritereve të sillemi të gjithë bashkë”.

Kryeparlamentari Gashi ndodhet në Uashington në Samitin parlamentar të NATO-së me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s. Ai në fjalimin e tij që pati ditën e djeshme tha se vendi gjendet në rajonin e brishtë ku ka ndikime malinje dhe premtoi se vendi do të mbetet i përkushtuar në promovimin e politikave të stabilitetit rajonal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments