16 C
Tetovo
E diel, 6 Tetor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës merr “Merimanga” me qira!  Për to do të paguajë...

Komuna e Tetovës merr “Merimanga” me qira!  Për to do të paguajë 2,16 milionë denarë në vit

Komuna e Tetovës ka aktivizuar në qytet edhe dy vetura të merimangës. Tani Ndërmarrja publike e Parkingjeve nuk po punon me përqindje me veturat e merimangës, por i ka marr me qira, edhe atë me një vlerë për 90 mijë denarësh në muaj për secilën, që nënkupton se ndërmarrja do të paguajë 2  milionë e 160 mijë denarë pa TVSH për dy merimangat që do ti shfrytëzojë për 12 muaj siç parasheh  kontrata. Nga komuna thonë se qëllimi është që të rregullohet kaosi në komunikacion dhe të vihen rend në qytet.

“Ky proces ka qenë transparent dhe ka për qëllim që me SPB Tetovë të intervenohet në mbarëvajtjen dhe sigurinë në qytet. Vlen të theksohet se në bazë të kërkesës së publikut është shfrytëzuar formati i shfrytëzimit të këtyre automjeteve nga ai paraprak ku një pjesë nga pagesa e shfrytëzimit shkonte për kompaninë dhe pjesa tjetër për ndërmarrjen e parkingut tani kemi pagesë ku është fikse mujore”, tha Besarata Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Të dhënat e SPB Tetovë tregojnë se për gjysmë viti numri i makinave që merren nga merimanga arrin deri në 1000.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments