28.6 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmeVLEN: BDI-ja opozitare, në vend se të punojë për reformimin e saj,...

VLEN: BDI-ja opozitare, në vend se të punojë për reformimin e saj, merret me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme

Koalicioni VLEN i ka reaguar BDI-së, pasi ata gjatë ditës, thanë se shqiptarët janë përjashtuar nga NATO pas ardhjes së VLEN-it në Qeveri.
Nga VLEN thonë se BDI në vend që të punojë për reformimin e saj, merret me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme.
“Asgjë nuk varet më prej tyre, e aq më pak se kush do të udhëtojë në SHBA dhe me kë do të takohet. Nëse do të kishin informacion më kohë nga partneret e tyre strategjikë, nuk do të turpëroheshin kështu. Por, kjo flet për kredibilitetin e tyre për të folur në emër të shqiptarëve. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, si bartës i detyrës më të lartë shtetërore në pushtetin legjislativ, e ka agjendën e tij në Uashington, e cila organizohet që nga dita e zgjedhjes së tij. Neve na vjen keq që BDI-ja ka zgjedhur metoda shumë të gabuara për të krijuar pakënaqësi te shqiptarët. Megjithatë, ne e dimë pse po i trillojnë këto përralla për, gjoja, reduktimin e përfaqësimit të shqiptarëve. Ata përpiqen që kështu t’i fshehin gjurmët e mëkateve të tyre. Por, ata ende ia kanë borxh opinionit përgjigjen se pse i kanë ofruar Mickoskit të hyjmë në qeveri në vend të VLEN-it me katër ministra, pa kryetarin e Kuvendit së bashku me garancinë se zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm do t’i lejojnë kandidatët e tij maqedonas të bëhen kryetarë të komunave të Kërçovës dhe Strugës?!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments