7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLëvizja Vetëvendosje: Si mund të na japë mend ne, kryeministri i Safet...

Lëvizja Vetëvendosje: Si mund të na japë mend ne, kryeministri i Safet Gjicit, Edi Rama?

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka vazhduar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, për qendrimet e tij në lidhje me Kosovë.

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, thotë se Kosovës nuk mund t’i japë mend kryeministri i Safet Gjicit.

“Rreziku i parë është që në këtë moment kryeministri Rama e asgjeson Shqipërinë. Pra, nuk është më një njeri që përfaqëson një politikë të caktuar, një kombësi të caktuar, një rrethanë të caktuar në rajon, të qenit Kryeministër i Republikës së Shqipërisë në trevat shqiptare, por është tashmë, për mua, Edi Rama që ka një pozicion të tillëqë mund t’ia lejoj të shkojë në takime të çdo profili. Kaq!

Për çfarë shkon ky njeri, ky që ka një ngut? Pse?! Sepse ky nuk është se vajti sot në Bruksel dhe bëri këto që bëri; ky bën një draft-statut për komunat në veri, e bën vetë, s’ia kërkon askush! Ne nuk e dimë kush ia propozon, po e dimë që publikisht nuk ia ka kërkuar askush.

Pastaj me këtë pretekst, me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës e qoftë edhe të Presidentes, thotë: “Mirë, nuk po e bëjmë mbledhjen e dy qeverive”!!! Pra, i ikën boshtit shqiptar në rajon edhe me mohimin e mbledhjes së dy qeverive. Kalon dhe kjo. Bën dhe kjo dëmin e vet.

Bën deklarata të njëpasnjëshme “që të mos shkojë Kosova ose kryeministri Kurti në qorrsokak”. OK! Ku është qorrsokaku?! – Brenda Republikës së Kosovës! Pra, “ti mos shko në Republikën e Kosovës” i thotë kryeministrit të Kosovës, “se ky është qorrsokak”!!! Mos shko në rrugë pa krye – kjo ka qenë fraza.

Mbaron dhe me këtë!

Bën deklaratat në emër të … “gjithë bota demokratike, mbarë bota demokratike është kundër Kosovës sot” dhe këtë e shpreh si dëshpërim. Ky është fatalitet! Do të thotë që kryeministri i Shqipërisë propozon ekzistencën e një bote demokratike – kryeministri i këtij vendi këtu që është sot vendi i Safet Gjicit! Ky na flet për “botën demokratike, për mbarë botën demokratike”!!!

Unë po shihja thjesht shënimet e lajmeve tuaja: “Deputetja me tre prokurorë” – domethënë nuk ka asnjë normë juridike minimale që ky vendi këtu të thotë se ka një shenjë demokracie dhe ky vendi këtu, na krijon sintagmën e mbarë botës demokratike dhe e projekton këtë si një peshë mbi Kosovën!!!

Këto janë vetëm ndërtime, formulime të Edi Ramës!!!

Dhe vete në Bruksel, nuk ka mbaruar me këto ende, se këto nuk kanë një rezultat, pikërisht se Kosova e ka një sovranitet. Po ku e ka këtë sovranitet?! Në gjendjen prej republike dhe në qëndrueshmërinë prej udhëheqjeje.

Pse? Se po ta mendojmë, kjo Kosovë e la pikërisht statusin e vet të vihet në dyshim duke mbajtur komuna të padisponuara në veri dhe sa më shumë i linte, nuk merrte shpërblim. Cili do të ishte shpërblimi?! Që vetë Evropa t’i thoshte “ti nuk mund të mbash zona të errëta”.

Por ishte një Evropë si zakonsiht, një Evropë e status quo-së që nuk di të veprojë me pjesët e Evropës që nuk kanë hyrë në BE, madje nuk di të menaxhojë edhe vende të Lindjes që kanë hyrë në BE, nuk di t’i menaxhojë! Është një Evropë disi e dobët në kuptimin e konceptit, e idesë së Evropës.

Kjo Evropë i lë republikat e paqarta të jenë më të paqarta, republikat e korruptuara të bëhen më të korruptuara dhe ky është shembulli i Orbanit. Po marrë frazën tjetër të Edi Ramës që “Orbani është mbrojtësi më i madh i Ballkanit”(!!!) Por Orbani është një nga figurat më problematike në BE, për gjithçka supozon mënyra e qeverisjes së tij”, thotë Elvis Hoxha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments