13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaKronikëAksident i rëndë në magjistralen Tetovë – Gostivar, pesë persona të lënduar

Aksident i rëndë në magjistralen Tetovë – Gostivar, pesë persona të lënduar

jë aksident trafiku ka ndodhur sot në mes tri veturave të udhëtarëve në magjistralen Tetovë – Gostivar ku janë lënduar pesë persona, përcjellë Klan M.

Në aksident kanë marrë pjesë një Seat Leon me targa të Gostivatit, Volkswagen Golf dhe Fiat me targa të Tetovës. Nga përplasja, një nga automjetet është rokullisur.

Siç informojnë nga MPB-ja, pesë persona janë lënduar të cilët janë dërguar në spitalin “Ferid Murad” në Gostivar.

Në vendin e aksidentit kanë dalë një ekip nga SPB Tetovë për të hetuar se si erdhi deri te aksidenti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments