14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeGrubi uron besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit

Grubi uron besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Grubi në urimin e tij shkruan se kjo festë është thirrje për bashkim dhe solidaritet me njëri tjetrin.

Urimi i plotë:

Besimtarë të nderuar,

Freskia shpirtërore e Kurban Bajramit qoftë përjetim i përhershëm në vatrat tona familjare dhe udhërrëfyes veprimi për ndriçimin e rrugëve tona të jetës.

Kjo festë është thirrje reflektimi dhe bashkimi për veprim të përbashkët në frymën e solidaritetit dhe pajtimit.

Uroj të keni shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në çdo hap të jetës! Qoftë synimi ynë i përbashkët triumfi i së mirës së përgjithshme!

Gëzuar!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments