Dje në një dyqan në qendrrën tregtare në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë ndaluar dy të mitura nga Tetova dhe Selca e Tetovës.
Ata u kapën teksa kryenin vjedhje në një lokal shitjeje.
Prona e vjedhur i është kthyer pronarit, ndërsa të miturit janë ndaluar në komisariat, njofton MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.