10.2 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajme17 mijë protestues në Podgoricë kundër puçit kushtetues të DF-së pro-ruse: “Do...

17 mijë protestues në Podgoricë kundër puçit kushtetues të DF-së pro-ruse: “Do ta ruajmë karakterin civil të shtetit”

Një protestë masive është mbajtur të marten mbrëma në Podgoricë me thirrjen për kthimin në binar të shtetit të Malit të Zi, protestë kjo e cila morri mbështetje të madhe nga presidenti malazias, Millo Gjukanoviç, shkruan gazeta online Reporteri.net.

U numëruan rreth 17 mijë protestues, sipas mediave malazeze, të cilët u shprehën njëzëri se nuk do të lejojnë “shkatërrimin” e karakterit civil të shtetit dhe Kushtetutës pas amandamentit kontraverz të Ligjit për Presidentin nga blloku pro-rus dhe pro-serb i Frontit Demokratik.

Marshi nisi dhe mbaroi me himnin kombëtar të Malit të Zi, dhe mesazhet që u dërguan ishte se qytetarët anembanë Malit të Zi do t’i dalin zot ruajtjes së vendit.

Janë tri kërkesat kryesore të qytetarëve, të cilat i ka paraqitur organizatori i takimit, Nebojsha Mrvaljeviç nga Forumi i Qytetarëve të Lirë “Luça”: të tërhiqet ligji antikushtetues dhe puçist për presidentin për të parandaluar rrëzimin e rendit kushtetues, një marrëveshje për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, pasi Mali i Zi do të merrte sa më shpejt një qeveri të përgjegjshme, raportoi portali “Analitika”, përcjell Reporteri.net.

“Së bashku do të mbrojmë institucionet dhe dinjitetin e vendit tonë”, tha Mrvaljeviq.

Të grumbulluarit mbanin pankarta ku shkruhej: “Nuk ka relaksim me fashizmin”, “Duam një Mal të Zi laik dhe të lirë”, “Nëse nacionalizmi bëhet i egër, Kushtetuta do të dështojë”.

Protesta u iniciua nga forcat politike evropiane dhe civile, përfaqësues të sektorit civil dhe aktivistë civilë dhe u mbështet nga shumë parti politike.

Protesta erdhi pas amandamentimit kontraverz të Ligjit për Presidentin nga blloku pro-rus dhe pro-serb i Frontit Demokratik, të cilët kërkojnë t’i marrin Presidentit të Malit të Zi kompentencat kushtetuese për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Partia Demokratike e Socialistëve që udhëhiqet nga Presidenti Millo Gjukanoviç e ka quajtur puç kushtetues nga forcat politike pro-ruse dhe pro-serbe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments