16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeZV. MINISTRI I KULTURËS SEDAT SULEJMANI NË VIZITË ZYRTARE TË BFI...

ZV. MINISTRI I KULTURËS SEDAT SULEJMANI NË VIZITË ZYRTARE TË BFI E RMV

Të premten, më 16.10.2020, Kreu i Bashkësisë Fetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë dhe Përgjegjësi për Diasporë Dr. Selver ef. Xhemaili, priti në një takim zyrtar Zëvendës Ministrin e Kulturës së Qeverisë së RMV, z. Sedat Sulejmanin në përcjellje të Shefit të Kabinetit, z. Mensur Aliti të shoqëruar edhe nga z. Gani Nesimi, teolog i mirënjohur i trevave tona.Më këtë rast, Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i uroi detyrën e re zv. Ministrit duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të reja në dikasterin që ai e drejton. Gatë takimit mes të dyja palëve u bisedua për shumë çështje që kanë të bëjnë me Bashkësinë Fetare Islame dhe u konstatua se Ministria e Kulturës në të ardhmen do jenë në shërbim të ndihmesës dhe zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet institucioni fetar. Për këtë, Kreu i BFI H. Hfz Shaqir ef. Fetai edhe një herë i shprehu falënderime në emrin e tij personal dhe në emër të BFI për vizitën dhe respektin që tregoi zv. Ministri dhe se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të jetë në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëveprimit në sferat e përbashkëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments