12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaSportZër kakanati /Trajneri i Çekisë asesi të pajtohet: Me Kosovën një humbje...

Zër kakanati /Trajneri i Çekisë asesi të pajtohet: Me Kosovën një humbje më idiote se 5-0 kundër Anglisë

rajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Šilhavý, nuk e ka përtypur dot humbjen 2-1 ndaj Kosovës, duke e cilësuar si disfatë idiote. Strategu u shpreh se “Dardanët” fituan falë gabimeve të tyre, ndërkohë që u shpreh se ishte më e rëndë se humbja 5-0 ndaj Anglisë.

“Ishte një humbje idiote e cila e ka vështirësuar rrugën tonë drejt destinacionit që donim. Me gabimet tona, e bëmë të mundur fitoren për Kosovën. Kemi humbur 5-0 ndaj Anglisë, por kjo humbje ishte më idiote dhe djeg më shumë.

Ishte një atmosferë spektakolare në stadium dhe futbollistët e duan atmosferën. Mendoj se futbollistët e mi e kanë aq eksperiencë sa për të mos qenë në presion nga atmosfera. Ata po festonin për paraqitjen e shkëlqyer të skuadrës së tyre. Kanë një futbollist si Muriqi dhe them se së shpejti do të tregojnë veten në Europë”, u shpreh trajneri i Çekisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments