17.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaZelensky: Nuk bëhet fjalë të udhëtoj në Moskë për bisedime me Putinin

Zelensky: Nuk bëhet fjalë të udhëtoj në Moskë për bisedime me Putinin

Rundi i fundit i negociatave në mes Rusisë e Ukrainës u zhvillua në Turqi.

E presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përjashtuar mundësinë e zhvillimit të këtyre bisedimeve në Moskë.

“Në emër të vendit tim, do të isha gati të vizitoja çdo vend në këtë planet. Por sigurisht jo tani dhe sigurisht jo Moska. As që bëhet fjalë”, tha ai për median ruse Mediazona, raporton The Guardian, trasnmeton Zeri.info.

Zelensky ndër të tjera shtoi se pavarësisht kësaj në rrethana të tjera me liderë tjerë në Moskë gjithçka do të ishte e mundur.

Ai vlerësoi se lidershipi politik rus bëri një gabim katastrofik duke pushtuar vendin e tij, duke e tërhequr popullin rus në diçka që është përgjegjësi e qeverisë.

“Që tani e tutje, shumë vende nuk do të mashtrohen më nga pyetja nëse ka rus të mirë apo të keq. Të gjithë rusët do të trajtohen si të këqij. Rusia e ka arritur këtë. Në fund të fundit, nuk është puna ime, por kjo duhet ta tmerron popullin rus”, tha ai.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edh sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Zëri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments