11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZaev e Pendarovski nuk e shohin si problem / Regjistrimi mund të...

Zaev e Pendarovski nuk e shohin si problem / Regjistrimi mund të shtyhet për 1-2 muaj?

Për Presidentin Stevo Pendarovski nuk është problem që regjistrimi të shtyhet për një ose dy muaj nëse në mes të qytetarëve ekziston frikë nga infektimi me virusin Covid-19. Ai nuk kërkon që numërimi i popullsisë të prolongohet për një vit, siç kërkon opozita. Në Radio Kanal 77 shefi i shtetit u ankua se nuk mund t’i mbledhë të gjitha partitë në një takim liderësh, duke i përmendur VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në dhe se nuk mund t’i detyrojë me forcë.


“Problemi me regjistrimin tonë është politizimi që bëhet rreth ligjit. Nuk është problem ligji. Nuk është problem të zbatohet nga 1 deri më 21 prill, por nëse problemi qëndron tek korona, Qeveria mund të mendojë në këtë drejtim”, theksoi Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments