BallinaLajmeLëvizja Studentore kundër kushtëzimit nga Venecia! Mexhiti: Provimi 100% në shqip kur...

Lëvizja Studentore kundër kushtëzimit nga Venecia! Mexhiti: Provimi 100% në shqip kur të rregullohet gjyqësia

Lëvizja Studentore kundërshton që çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe të kushtëzohet nga opinioni i Komisionit të Venecias. Studentët theksojnë se përdorimi i gjuhës shqipe garantohet me Kushtetutë dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa roli i Komisionit është vetëm këshillues. Ata kërkojnë zbatimin e plotë të ligjit dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesa që provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe.Komisioni i Venecias nuk mund të jetë mbi Kushtetutën, mbi ligjin dhe as mbi realitetin politik, historik e shoqëror të Maqedonisë së Veriut. Roli i tij është këshillues dhe opinioni i tij, cilido qoftë ai, nuk e ndryshon detyrimin e institucioneve për zbatimin e ligjit në fuqi”, “Ne nuk kemi kërkuar ndryshimin e ligjit, as interpretimin e tij sipas nevojave politike të kryeministrit. Kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë zbatimin e tij në tërësi”, tha Lëvizja Studentore.Provimi i jurisprudencës do të mund të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe vetëm pasi të rregullohet zbatimi i gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor në Maqedoninë e Veriut. Kështu deklaroi për TV21 bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili sqaroi se pjesa teorike e provimit do të zhvillohet në shqip, ndërsa pjesa praktike, dy provime që ndërlidhen me gjyqësorin, do të vazhdojë të mbahet në maqedonisht.

“Ky provim i jurisprudencës, edhe kur ka pasur kryeministra shqiptarë dhe kur shqiptarët kanë pasur numra të favorshëm, ka qenë 100 për qind në maqedonisht. Edhe anëtarët e Komisionit kanë folur maqedonisht dhe provimin e kanë zhvilluar në gjuhën maqedonase, madje edhe eksponentë të lartë të opozitës shqiptare. Për herë të parë ndodh që provimet që i kam numëruar në mënyrë taksative të jepen në gjuhën shqipe. Vetëm dy provime kanë edhe pjesën teorike, edhe atë praktike: e drejta civile dhe e drejta penale. Teoria do të jetë në shqip, ndërsa praktika, për shkak se ka të bëjë me raste konkrete gjyqësore, do të jetë në gjuhën maqedonase derisa të rregullohet gjyqësia, sepse fatkeqësisht ajo ende funksionon në gjuhën maqedonase. Madje, edhe në Tetovë, në gjykatë, ku kryetari i gjykatës, gjykatësi, prokurori, avokati dhe pala janë të gjithë shqiptarë, kanë komunikuar në gjuhën maqedonase. Në momentin që do të rregullohet gjyqësia, automatikisht do të rregullohen edhe ato dy provime praktike. Kjo sa i përket gjuhës shqipe dhe provimeve e licencave, për të cilat foli edhe zotëri Rama”, tha Mexhiti.Komisioni i Venecias, pas vizitës dhe takimeve të zhvilluara në Shkup me përfaqësues të institucioneve, pritet të japë më 11 dhe 12 dhjetor opinionin për modelin e ri të provimit të jurisprudencës. Propozimi i Qeverisë parasheh që pjesa teorike të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike në maqedonisht. Mendimi i Komisionit pritet të jetë pjesë e debatit për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments