BallinaLajmeNë Tetovë mbahet marsh,me vetëiniciative qytetare ,për nder të Ditës së Flamurit...

Në Tetovë mbahet marsh,me vetëiniciative qytetare ,për nder të Ditës së Flamurit  kombëtar

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, sot në Tetovë po organizohet marshi “Flamuri na Bashkon”, njofton Portalb.mk.

Marshi u realizua nga rrethrrotullimi i UEJL-së deri në sheshin “Iliria”.

Në marsh p marrin pjesë rreth 1.500 nxënës, ndërsa koreografia dhe pjesa artistike në shesh realizohet nga 500 nxënës

Një pamje mbresëlënëse dhe plot emocion ka ardhur nga nxënësit e shkollave të Tetovës me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit shkruan Tetovasot.

Në një organizim simbolik, nxënësit kanë krijuar me cadra kuqezi flamurin shqiptar dhe emrin TETOVA, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm respekti, krenarie dhe dashurie për simbolin kombëtar.

Aktiviteti i të rinjve tetovarë vjen në kuadër të festimeve të Nëntorit dhe tregon përkushtimin e brezit të ri për të ruajtur kujtesën historike dhe vlerat kombëtare.

https://www.facebook.com/share/v/14wouScoJEr/
https://www.facebook.com/share/v/14wouScoJEr/
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments