20.5 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeVuçiq tha se Libia ka çnjohur Kosovën, ambasadori Agron Bajrami takon ambasadoren...

Vuçiq tha se Libia ka çnjohur Kosovën, ambasadori Agron Bajrami takon ambasadoren libiane

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka takuar ambasadoren e Libisë në këtë vend, Amel Jerary.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Bajrami bëri të ditur se në takim është diskutuar për nevojën e thellimit të marrëdhënieve Kosovë- Libi.

Bajrami thotë se gjithashtu shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale në vendet respektive dhe rëndësinë e stabilitetit dhe demokracisë për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Diskutim dhe mirëkuptim i madh me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary. Shkëmbyem mendime mbi situatat aktuale në vendet tona dhe rëndësinë e stabilitetit dhe demokracisë për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Magrebit. U pajtuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve”- shkruan Bajrami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments