10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO DPMNE-Tetovë: Autoritetet lokale të udhëhequra nga BDI dhe LSDM nuk kanë...

VMRO DPMNE-Tetovë: Autoritetet lokale të udhëhequra nga BDI dhe LSDM nuk kanë shpërndarë 3 paga mujore për punonjësit e NPK Tetovës

Në një deklaratë, KK VMRO DPMNE Tetovë thekson se autoritetet lokale të udhëhequra nga BDI dhe LSDM të udhëhequr nga Teuta Arifi nuk kanë paguar 3 paga mujore për punonjësit e NKP Tetovë.
-Dy paga për muajt Mars dhe Prill dhe një pagë të dhënë nga Qeveria nga paketa 4 të masave të ndihmës. Përveç që nuk kanë pagë, punonjësit në NPK Tetovë nuk kanë ndonjë sigurim shëndetësor të paguar gjatë një pandemie të KOVID 19, kur ata rrezikojnë çdo ditë të infektohen, por kjo është arsyeja pse NPK Tetovë ka një zëvendës drejtor të dytë i cili vetem po lëviz derën.
Pyetje për qeverinë lokale: Ku janë paratë nga kredia (26 milion denarë) që NKP Tetova mori për të paguar kontributet dhe për të përmbushur nevojat aktuale për punë?
Ku u avullua paga e dhënë nga Qeveria me paketën e katërt të masave të ndihmës? Ashtë një turp për Pashkën që të lërë besimtarët Ortodoksë (punonjës të NPK TETOVA) pa pasur asgjë për të vendosur në tryezë për të festuar festën e madhe fetare. Ashtë një turp në muajin më të shenjtë për myslimanët, Ramazanin, që të lënë skllevërit (punonjësit eNPK TETOVA) pa bukë në tryezën e tyre. Fundi po afron dhe me fund përgjegjësia po mbaron, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments