16.7 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeNë gjashtë qendra rajonale,sot fillon vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut

Në gjashtë qendra rajonale,sot fillon vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut

Imunizimi masiv i popullatës fillon në disa qendra rajonale në të gjithë vendin – Shkup, Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir. Është parashikuar të vaksinohen midis 10 dhe 15 mijë qytetarë në ditë, kështu që autoritetet shëndetësore presin që deri në fillim të verës të kemi një përqindje të lartë të popullsisë së vaksinuar dhe një ndryshim të plotë të situatës epidemiologjike.

Ndërkohë, numri i pacientëve është duke u zvogëluar dhe kështu presioni mbi spitalet, pas së cilës Shtabi kryesor koordoniues i krizave propozoi që nga e mërkura ora policore të fillojë në orën 23:00 dhe të zgjasë deri në orën 05:00 të ditës tjetër dhe që tarracat verore dhe kopshtet e objekteve hotelierike të punojnë deri në orën 22:30.

Këto masa të propozuara duhet të shqyrtohen në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe do të vlejnë nga 5 maj 2021.

Gjatë fundjavës së zgjatur, numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar vazhdoi të ulet, nga 14.747 më 30 prill në 13.915 më 3 maj.

Në të njëjtën periudhë, gjithsej ishin të infektuar 746 pacientë të rinj, ndërsa 1.700 pacientë të shëruar.

Dje, janë regjistruar 62 pacientë të infektuar të rinj dhe 398 pacientë të shëruar, pasi më 2 maj kishte 105 pacientë të sapo diagnostikuar dhe 403 të shëruar, më 1 maj 214 pacientë të infektuar të rinj dhe 305 të shëruar dhe më 30 prill 365 pacientë të infektuar të rinj dhe 594 të shëruar.

Gjithsej 200.000 vaksinash kineze, të cilat arritën javën e kaluar, shpërndahen në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup dhe qendrat rajonale në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir, pas së cilës nga sot do të fillojë vaksinimi masiv i popullatës. Autoritetet shëndetësorë njoftojnë vaksinimin në shifër midis 10.000 dhe 15.000 njerëzve në ditë, ndërsa përqindje e lartë të popullsisë së vaksinuar deri në fillim të verës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pas mbërritjes së 200 mijë vaksinave “Sinofarm” të premten njoftoi se pritet të vijnë sasi të tjera të mëdha të vaksinave, edhe atë edhe 600.000 nga Kina dhe 26.000 nga “Fajzer”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, konform ditës së djeshme, në repartet infektive në vend mjekohen gjithsej 1.085 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për virusin korona dhe ka 757 shtretër spitali të zbrazët në qendrat kovid.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 152.747, numri i pacientëve të shëruar është 133.871, numri i vdekjeve është 4.961, ndërsa numri i rasteve aktive 13.915

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments